Ditari- Mal i Zi, takim i drejtuesve rajonalë dhe të BE-së mbi Rritjen e Ballkanit Perëndimor
Your browser doesn’t support HTML5
Në Kotor të Malit të Zi, po mbahet takimi i nivelit të lartë rajonale dhe udhëheqësve të BE mbi Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, I cili synon afrimin e rajonit me Evropën.
Në këtë takim dy ditor merr pjesë edhe Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, angazhimi i të cilit u përqëndrua në integrimin ekonomik rajonal.
Në një përpjekje të orëve të fundit për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës, qeveria e Kosovës njoftoi se mund të dërgojë një fund të muajit në Gjykëtën Kushtetuese një projekt statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mbetet e paqarte pse kjo nismë u bë tani, pasi anëtarësimi I Kosovës nuk është përfshirë në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave që mbahet sot dhe nesër.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ndodhet për vizitë dy ditore në Pekin ku nënshkroi me Presidentin Xi Jinping një deklaratë për thellimin e lidhjeve strategjike mes të dy vendeve.