Ditari- Raporti i Komisionit Europian mbi ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Your browser doesn’t support HTML5
Komisioni Europian prezantoi sot raportet për ecurine e vendeve te Ballkanit Perëndimor për integrimin europian të tyre.
Në raportin për Shqipërinë, Komisioni vëren përparime, por thotë se lufta ndaj korrupsionit mbetet një shqetësim serioz në vend. Komisioni Europian i kërkon vendeve anëtare hapjen e bisedimeve me Shqipërinë për grupkapitujt e parë brenda fundit të këtij viti.
Në raportin për Kosovën, Komisioni Europian thekson kërkesat për të shtyrë përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, si e vetmja mënyrë për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.
Intervistë me drejtorin e organizatës “Save the Children” për Territoret Palestineze, Jason Lee i cili thotë për Zërin e Amerikës se fëmijët po paguajnë çmimin më të lartë të konfliktit në Gazë. Sipas tij, cdo 10 minuta në Gazë vritet një fëmijë.