Ditari- Shqipëri, opozita përpjekje për të bllokuar parlamentin
Your browser doesn’t support HTML5
Sekretari amerikan i Shtetit niset të premten për në Lindjen e Mesme në kuadër të përpjekjeve diplomatike për konfliktin mes Izraelit edhe Hamasit.
Mbetet e paqartë nëse do të qendrojë në Turqi, një vend që është shprehur në mbështetje të grupit militant të Hamasit.
Në Shqipëri, seanca e sotme në parlament u mbizotërua nga përplasjet mes opozitës dhe shumicës. Opozita ka paralajmërur se do të bllokoje punimet, derisa të plotësohet kërkesa e tyre për komisionet hetimore.
Deputete të shumicës thonë se qëndrimet e tyre kane të bëjnë me hetimet ndaj ish- kryeministrit Berisha.
Një raport i fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që paralajmëron se shfrytezimi pa kriter i burimeve natyrore rrezikon të ardhmen e vetë njerëzimit.