Ditari- Kurti dhe Vuçiç në Bruksel, takime me udhëheqësit e vendeve kryesore të BE-së
Your browser doesn’t support HTML5
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, po qëndrojnë në Bruksel për diskutime me udhëheqësve europianë mbi planin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani mes dy vendeve.
Në Shqipëri, për të tretën ditën radhazi, në Gjykatën e posaçme po mbahet seanca për masat e sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, nën hetim për korrupsion në rastin e procedurave të privatizimit të ish Kubit sportiv Partizani
Së paku 18 persona u vranë si pasojë e një vrasje në masë në shtetit Maine ndërsa 13 të tjere u plagosën.
Autori i dyshuar, i cili ishte i trajnuar për përdorimin e armëve, nuk është kapur ende.
.