Ditari - Konjufca: Plani perëndimor për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën
Your browser doesn’t support HTML5
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca tha sot se propozimi perëndimor për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe nuk krijon një nivel të tretë pushteti. Komentet vijnë një ditë përpara takimeve në Bruksel të kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiç me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së.
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme ka vënë nën sekuestro preventive një pjesë të truallit mbi të cilin ish deputeti socialist Artan Gaçi, bashkëshorti i ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka, po ndërton një kompleks turistik, nën akuzat se trualli është privatuar me dokumente të falsifikuara.
Presidenti Joe Biden përballet me disa sfida lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme ndërsa Izraeli po përgatitet për një ofensivë tokësore në Gazë. Pas sulmit nga Hamasi Uashingtoni ka mbështetur Izraelin, por ka bërë thirrje njëkohësisht për mbrojtje të civilëve në Gazë dhe plotësimin e nevojave të tyre