Ditari - Përpjekje për të rifilluar negociatat Kosovë - Serbi
Your browser doesn’t support HTML5
Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme po shqyrton sot masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit për ish kryeministrin Sali Berisha, në kuadër të hetimit mbi procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani në Tiranë. Masat janë konsideruar antikushtetuese nga zoti Berisha, sipas të cilit, Prokuroria e Posaçme do të duhej të kishte kërkuar më parë autorizim nga parlamenti.
Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë takohen këtë javë në Bruksel në kuadër të përpjekjeve perëndimore për të ripërtërirë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve, e mes shqetësimeve të lidhura me sigurinë që u ngritën pas sulmit ndaj policisë së Kosovës në veri më 24 shtator.
Një prej dy pengjeve të liruara së fundmi nga Hamasi, rrefen përjetimin e saj që nga momenti i rrëmbimit me 7 tetor nga militantët e grupit të armatosur.