Ditari-Gjendje e rëndë humanitare në Gazë
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti i Shteteve te Bashkuara Joe Biden pritet t’i drejtohet sot në mbrëmje kombit amerikan me një fjalim të rëndësishëm për konfliktin mez Izraelit dhe Hamasit dhe luftën në Ukrainë. Ndërkohë, autoritetet izraelite njoftuan se pas kërkesës së Presidentit Biden do të lejojnë dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë.
Parlamenti Evropian miratoi sot një rezolutë me të cilën dënon ashpër sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës dhe kërkon ndëshkimin e Serbisë nëse vërtetohet se Beogradi ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në sulm. .
Sipas një raporti të Bankës Botërore të bërë publik sot, Shqipëria pati një rritje ekonomike më të larte së parashikimet gjatë ketij viti, mbështetur edhe nga një sezon turistik i suksesshëm. Raporti evidenton se ndër rreziqet për ekonomine janë partneritetet publike-private dhe fatkeqësitë natyrore.
Sa i përket Kosovës, raporti tregon rënie të ekonomisë krahasuar me vitin 2022.