Ditari - I dërguari britanik Peach: Kërkojmë hetime të plota mbi 24 shtatorin

Your browser doesn’t support HTML5

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u rikthye sot në Izrael, në kuadër të përpjekjeve për të shmangur zgjerimin e konfliktit në rajon. Në Tiranë, nisi sot takimi i vjetor i Procesit të Berlinit. Vëmendja u përqëndrua tek zgjerimi dhe mbështetja që Brukseli synon të ofrojë, përmes Planit të ri për Ballkanin, të paraqitur nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. I dërguari i posaçëm i Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach thonë në një intervistë për Zërin e Amerikës se sulmi i 24 shtatorit Kosovë ishte një “incident shumë serioz”, ndërsa bëri thirrje për hetime të plota mbi ngjarjen dhe kthim tek dialogu, të palëve.