Ditari - SHBA, paqartësi për udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve
Your browser doesn’t support HTML5
Gjykata e Lartë serbe liroi nga paraburgimi Milan Radoiçiçin, politikanin lokal serb të akuzuar për prodhim dhe trafikim të paligjshëm të armëve në Kosovë, i cili pranoi përfshirjen në sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator.
Në Shqipëri sistemi shëndetësor vijon të përballet me probleme edhe pse vitet e fundit janë bërë përparime. Pagesat e qytetarëve nga xhepi megjithëse kanë paguar kontribute shëndetësore, janë mbi mesataren e vendeve të BE-së dhe rëndojnë buxhetin e familjeve.
NATO bën thirrje për rritje të prodhimit të armëve, duke paralajmëron se depot po zbrasen.