Ditari - Trump, gjyqi që rrezikon pronat e tij
Your browser doesn’t support HTML5
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviç mohoi përfshirjen e vendit të tij në sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri. Komentet e tij pasuan akuzat e autoriteteve në Prishtinë se pas sulmit të 24 shtatorit qëndron Beogradi. Po sot kryeministri Kurti tha se sulmi ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës.
Në një shfaqje mbështetje për Ukrainën që po përballet me agresionin rus kryediplomatët evropianë u mblodhën në Kiev të hënën, në një takim të paparalajmëruar. Shefi i politikës së jashtme Joseph Borrell tha se lufta paraqet një kërcënim ekzistencial Evropën.
Nis seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Trump në Nju Jork pjesë e një padie cilive lidhur me praktikat e tij të biznesit. Procesi duket se ka krijuar paqartësi mbi të ardhmen e disa prej pronave të tij.