Ditari - Amb. Hovenier: Grupi i armatosur në veri, i organizuar dhe i stërvitur
Your browser doesn’t support HTML5
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier tha sot se personat sulmuan policinë në veri të vendit, nuk ishin një grup qytetarësh të mbledhur spontanisht për të shprehur shqetësimet e tyre, por një grup i organizuar dhe i stërvitur.
Po sot autoritetet në Prishtinë publikuar pamje filmike duke identifikuar një prej personave të armatosur si nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç.
Analistët komentojnë për Zërin e Amerikës se çfarë pritet të ndodhë më tej mes Kosovës dhe Serbisë, pas acarimeve të fundit.
Në Shqipëri, një raport i ri zbulon se gjuha e urrejtjes dhe desinformimi në media, drejtohet kryesisht ndaj grave politikane e aktiviste, por edhe ndaj grave e vajzave në tërësi.