Ditari-Senatori Menendez, i akuzuar për korrupsion, nuk pranon të dorëhiqet

Your browser doesn’t support HTML5

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumentave në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri. Debatet midis kreut aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski dhe ish-drejtuesit të partisë, Nikolla Gruevski që kanë për zanafillë ndryshimet e fundit të Kodit Penal po nxisin debate edhe tek partitë tjera më të mëdha në vend. Intervistë me zotin Uranik Begu, anëtar bordi i Qendrës për Inovacion të Kosovës, mbi sfidat e nxitjes së inovacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor.