Ditari-Kthimi në muze i ish kampit të internimit në Tepelenë
Your browser doesn’t support HTML5
Në Marok, ekipet e emergjencave po pëpiqen të shpëtojnë njerëzit e mbetur poshtë rrënojave të tërmetit më shkatërrues në më shumë se një shekull. Numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 2 mijë.
Në Shqipëri, kthimi i ish kampit të internimit të Tepelenës në muze kombëtar nuk po bëhet realitet.
Studiuesit vlerësojnë se vendit i mungon një reflektim i thellë për të shkuarën komuniste dhe megjithë nismat ligjore ende nuk ka muze për viktimat e komunizmit .
Historia e Kujtime Karoshit, e cila po drejton biznesin e bazuar tek prodhimi i produkteve tradicionale të Dibrës. E mbështetur edhe nga gratë e vajzat e familjes së saj të madhe ajo shfrytëzon çdo burim natyror të zonës.