Ditari- AI: Viktimat e dhunës në familje në Kosovë, nuk po trajtohen si duhet
Your browser doesn’t support HTML5
Ndërsa Shqipëria pritet të marrë nesër presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Minitrja e Jashtme Olta Xhaçka tha sot se përparësi e këtij mandati do të përballja ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe një platfomë bashkëpunimi që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare në botë, në kohë krizash.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria mban presidencën e Këshillit të Sigurimit.
Ligjvënësi amerikan Mike Turner po qëndron në Prishtinë një ditë pasi vizitoi Beogradin. Ai zhvilloi një takim me presidenten Vjosa Osmani, ku u diskutua mbi situatën në veri të Kosovës.
Amnesty International publikoi sot një raport ku shpreh shqetësimin për mangësitë e shumta në mbrojtjen e të mbijetuarave të dhunës në familje nga shteti i Kosovës.