Ditari - Kurti - Bërnabiç fajësojnë njëri-tjetrin për mungesë angazhimi në procesin e normalizmit

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç fajësuan njëri-tjetrin për mungesë angazhim në procesin e normalizmit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Komentet u bënë gjatë Forumit të Bledit, që mbahet në Slloveni. Sot Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi të Prishtinën dhe Beogradin për pasoja, nëse nuk veprojnë me përgjegjësi lidhur me situatën në veri të Kosovës. Një sondazh i ri identifikon sfidat më të forta me të cilat përballet Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump, në betejën e tyre për Shtëpinë e Bardhë. Për zotin Biden është mosha, për zotin Trump paditë penale kundër tij.