Ditari - Ish Presidenti Trump kritika të ashpra ndaj prokurorit të posaçëm Smith
Your browser doesn’t support HTML5
Kryeministri Albin Kurti, tha sot se letra e ligjvënësve euro-perëndimorë për ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë forcon përkushtimin e qeverisë së tij për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Letra u vlerësua negativisht në Serbi, ndërsa analistët në Kosovë thonë se qeveria e kryeministrit Kurti, duhej të kishte parandaluar dëmtimin e marrëdhënieve me aletat e saj perëndimorë.
Të premten do të zhvillohet një seancë për të shqyrtuar kërkesën e prokurorëve që ish presidenti Trump të mos bëjë publike provat në procesin ndaj tij për përmbysje të rezultatit zgjedhjeve, ndërkohë që zoti Trump kriotikon ashpër, duke e ofenduar prokurorin e posaçëm Jack Smith.
Një studim i fundit tregon se në Antarktidë, ngrohja e oqeanit dhe humbja e akullit do të bëhen më të zakonshme duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme ekosistemin e këtij kontinenti.