Ditari- Ish presidenti Trump akuzohet për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve
Your browser doesn’t support HTML5
Sfidat ligjore për Donald Trumpin po shtohen. Prokurori i posaçëm e paditi dje ish-presidentin për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, që rezultuan në protestën e dhunshme të përkrahësve të tij ndaj Kapitolit. Ish-presidenti i quan akuzat e reja një tjetër sulm politik ndaj tij.
Qeveria e Kosovës filloi procesin për të bërë të mundur rimbajtjen e zgjedhjeve në 4 komuntat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Autoritetet synojnë organizimin e një peticioni përmes të cilit banorët serbë të kërkojnë shkarkimin e kryetarëvë të tanishëm të këtyre komunave.
Një intervistë me redaktorin e platformës hulumtuese, Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Brian Fitzpatrick, lidhur me një investigim, të kotij rrjeti, mbi biznesmenin dhe ish deputetin shqiptar, Tom Doshi, për të cilin autoritetet australiane, dyshojnë se ka qenë drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafik narkotikësh dhe pastrim parash.