Ditari-Vihet nën sekuestro inceneratori i Tiranës
Your browser doesn’t support HTML5
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, vuri nën sekuestro inceneratorin e Tiranës. Prokuroria thotë se dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri rezultojnë te jenë pronarët de facto edhe të impianit të kryeqytetit, ndërsa janë përfshirë edhe në ndërtimin e impanteve të ngjashëm në Elbasan dhe Fier.
Kontrata per inceneratorin e Tiranes , me kosto të investimit prej 128 milion euro u firmos në vitin 2017. Por ende sot e kësaj dite, inceneratori nuk është ndërtuar.
Ekspertët flasin mbi pezullimin e certificatës së biznesit për Televizionin Klan Kosova. Përfaqësues ligjorë i thani Zërit të Amerikës se, qeveria nuk ka patur baze ligjore për veprimet e kryera ndaj Klan Kosovës ndërsa sipërmarrës thonë se aktet e qeverisë paraqesin goditje ndaj bizneseve në Kosovë.
Instituti i Historisë publikoi në Tiranë vëllimin me studime “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në shekullin XX”.