Ditari - Rusia sulme me dronë e raketa ndaj Odesës dhe Mikolaivit
Your browser doesn’t support HTML5
Moska godeti qytetin port të Odesës për të tretën ditë me radhë. Objektiv i sulmeve ishte infrastruktura e depozitimit dhe transportit të grurit.
Në Shqipëri qindra studentë të Universitetit të Mjekësisë protestuan para Kuvendit kundër projektligjit që parashikon punësimin e detyrueshëm të tyre për 5 vjet brenda vendit. Parlamenti u përfshi sërish nga polemikat mes pozitës dhe opozitës lidhur me hetimet e prokurorisë së posaçme për inceneratorët.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës takon përfaqësues të shoqërisë civile e medias, për të diskutuar mbi krizën në veri të vendit dhe qasjen e qeverisë ndaj saj