Ditari - Shqipëri, BE pezullon fondet për bujqësinë, shkak korrupsioni

Your browser doesn’t support HTML5

BE mori vendim pas një hetimi të nisur nga Zyra evropiane kundër mashtrimit, nën dyshimet për korrupsion dhe parregullsi në lëvrimin e fondeve nga ana e autoriteteve shqiptare. Në Bruksel përfundoi takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak. Diskutimet u përqendruan tek zbatimi i marrëveshjeve të arritura se fundmi në Bruksel dhe Ohër mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe masave për shtensionim të situatës në veri të Kosovës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, senatori amerikan Chris Murphy i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë, të angazhohen për shtensionimin e situatës në komunat në veri të Kosovës përmes organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja.