Ditari - Rusia pezullon marrëveshjen për grurin ukrainas

Your browser doesn’t support HTML5

Rusia pezullon pjesëmarrjen në një marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas, duke shkaktuar reagime të shumta. Në Shqipëri, Prokuroria e posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, njofton se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim rastin e sekretares së përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro. Ish kryeministri Sali Berisha vazhdon përpjekjet për të hedhur poshtë shpalljen non grata nga Mbretëria e Bashkuar, duke e quajtur një vendim të mbështetur në akuza false. Ai u shpall non grata dy vjet më parë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për korrupsion dhe minim të demokracisë.