Ditari - Shqipëri, qeveria ndryshon qëndrim ndaj programit të BE, mbi pronat

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha sot se pajtimi i arritur me Bashkimin Evropian rreth hapave të parë për uljen e tensioneve në veri, do të rikthejë barazinë në procesin e bisedimeve me Serbinë. Një ditë më parë qeveria e tij njoftoi se ka rënë dakord të reduktojë praninë e forcave policore si dhe të mbajë zgjedhje të reja në katër komunat e banuara me shumicë serbe. Shqipëria vazhdon të përballet me problematika që lidhen me të drejtën e pronës. Së fundmi qeveria ka ndryshuar qëndrim ndaj një programi të BE lidhur me këtë çështje. Ekspertët thonë se kjo gjë ngre disa pikëpyetje, kur bëhet fjalë për një sektor që vijon të mbetet subjekt i korrupsionit. Shtatë vendet më të zhvilluara të botës ofruan garanci afatgjata sigurie për Ukrainën pas takimit të Këshillit të ri NATO-Ukrainë që u mbajt krahas takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Lituani. Formati i ri u krijua për të forcuar bashkëpunimin mes Kievit dhe aleancës.