Ditari- 24 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyçi në Serbi
Your browser doesn’t support HTML5
Një analizë mbi ndryshimet në Ministrinë e Brendshme të Shqipëri pas dhunës që familjarë të një deputeti socialist ushtruan ndaj dy shtetasve në Fushë-Krujë. Analistët thonë se Partia Socialiste nuk zbaton kritere të integritetit të individëve që përfshin në politikë, si dhe nuk heton të kaluarën e tyre negative para se ata të kandidojnë për poste shtetërore.
Shënohen 24 vjet nga vrasja e tre shqiptaro-amerikanëve në Serbi, në atë që njihet si rasti i vëllezërve Bytyçi, që u gjetën në një varrezë masive në Serbi. Zëri i Amerikës bisedoi me vëllain e viktimave, Fatos Bytyçi dhe aktivisten serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç, për të kuptuar se perse rasti ende vazhdon të jetë i hapur dhe kush, sipas tyre, janë të dyshuarit kryesorë që dhanë urdhër për rrëmbimin dhe ekzekutimin e vëllezërve.
Presidenti Joe Biden nis udhëtimin në Evropë. Ndalesa e parë në Britani, takohem kryeministrin Sunak dhe mbretin Charles.