Ditari - Kryeministri Rama në Prishtinë, i paqartë takimi me Kryeministrin Kurti
Your browser doesn’t support HTML5
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën me synimin për të informuar shtetet e rajonit mbi përgatitjet për takimin e radhës në kuadër të procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në tetor në Tiranë. Ndërsa u takua me Presidenten Osmani mbetet i paqartë takimi me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pas refuzimit që ky i fundit i bëri një ditë më parë.
Presidenti i Serbisë ka akuzuar Kosovën për atë që e quajti spastrim etnik “të heshtur” të serbëve. Ai tha se vendi i tij do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të kërkuar siç tha mbrojtjen e tyre.
Qindra studentë të mjekësisë protestuan sot në Tiranë duke kërkuar anulimin e një projektligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar 2 deri 5 vjet pas përfundimit të studimeve.