Ditari-Investigimi: Rusia mund të ketë shkatërruar digën në Ukrainë

Your browser doesn’t support HTML5

Policia e Kosovës arrestoi një qytetar serb i cili dyshohet të jetë përfshirë në sulme ndaj forcave të KFOR-it gjatë protestave në veri të vendit. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë reagoi duke thenë se arrestimi dëshmon se udhëheqësit e Kosovës nuk janë të interesuar për dialog, por për nxitje të konflikteve. Pas shpalljes non grata nga Departamenti amerikan i Shtetit të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut tha sot se kishte ngritur një nismë për hetime ndaj tij që në 2019, ndërsa ngriti dyshime se organet e drejtësise e kishin toleruar atë. Një anketim i fundit tregon se gjysma e amerikanëve besojnë se djali i Presidentit Biden u trajtua në mënyrë preferenciale për marrëveshjen me departamentin e Drejtësisë