Ditari - Kurti, Vuçiç në Bruksel, për shtensionimin e situatës

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndodhen në Bruksel për takime të veçanta me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për të diskutuar mbi rrugët e tejkalimit të krizës në veri të Kosovës. E paqartë nëse zoti Kurti dhe zoti Vuçiç do të takohen bashkë, në prani të zyrtarit evropian. Në Graçanicë, grupe qytetarësh serbë bllokuan sërish për disa orë rrugën kryesore që lidh Prishtinën me Gjilanin, në shenjë proteste pas arrestimit të një qytetari serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë. Intervistë me bashkëthemeluesin e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj.