Ditari - Mbi 700 shqiptarë pjesë e organeve amerikane të zbatimit të ligjit
Your browser doesn’t support HTML5
Tensionet mes Kosoves dhe Serbise vazhdojnë të acarohen pa u dukur ndonjë shenjë zbutjeje. Qeveria e Kosovës nuk po lejon hyrjen e makinave me targa të Serbisë në territorin e saj, në përgjigje të situatës së krijuar pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe, për të cilen Prishtina akuzon Beogradin se ka hyrë në territorin e saj. Partitë opozitare kritikojnë ashpër qeverinë për mungesën e bashkërendimit me aletatët perëndimorë që sipas tyre ka çuar në pershkallëzimin e situatës.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, senatori demokrat Ben Cardin, thotë se dy vendet duhet të ndalin provokimet.
Një reportazh me pjesëtarët shqiptaro-amerikanë në forcat policore te Nju Xhersit dhe Nju Jorkut . Ata flasin për Zërin e Amerikës mbi sfidat e karrierës së tyre dhe rëndësinë e shtimit të numrit të shqiptaro-amerikanëve me uniformën blu