Ditari - BE sanksione ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në komunat në veri
Your browser doesn’t support HTML5
Bashkimi Evropian vendosi të mërkurën sanksione financiare e politike ndaj Kosovës, disa prej të cilave hyjnë në fuqi menjëherë, për shkak të asaj që e cilëson dështimit të Prishtinës, për të ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve në komunat në veri të vendit. Qeveria e Kosovës nuk ka reaguar ende mbi këtë çështje, por Presidentja Vjosa Osmani, tha sot para Parlamentit Evropian se institucionet e Kosovës janë afër gjetjes së një zgjidhjeje “të përbashkët” siç tha ajo, lidhur me situatën.
Policia e Kosovës njoftoi se tre pjesëtarë të saj janë arrestuar nga autoritetet serbe në afërsi të kufirit me Serbinë. Detajet lidhur me ngjarjen mbeten ende të paqartë. Autoritetet policore të Kosovës dhe ato të Serbisë japin versione të ndryshme se brenda territorit të cilit vend, janë kryer arrestimet.