Ditari: Ish-Presidenti Trump akuzohet zyrtarisht për dokumentet e klasifikuara
Your browser doesn’t support HTML5
Ish-Presidenti Trump del sot para gjykatës nën akuza për mbajtje të qëllimtë të dokumenteve sekrete. Padia përmban 37 akuza mes tyre një dokument me informacione për programet bërthamore të SHBA, për pikat e dobëta të saj dhe të vendeve aleate në rast të një sulmi, si dhe planet për përgjigjen e mundshme. Zoti Trump është ish-presidenti i parë në historinë e vendit ndaj të cilit rëndojnë akuza federale.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ofroi sot një plan prej pesë pikësh që synon shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, ku përfshihet edhe organizimi i zgjedhjeve të reja atje.
Zëri i Amerikës siguron pamje ekskluzive të stërvitjes së trupave ukrainase nga trupat amerikane, në Gjermani. Pamjet publikon për herë të parë që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë.