Ditari - Inceneratori i Fierit, prokuroria kërkon rreth 7 vjet për ish-ministrin Koka
Your browser doesn’t support HTML5
Në Kosovë, përvjetori i 24-t i përfundimit të luftës dy vjeçare, e gjen vendin mes tensionesh lidhur me situatën në veri si dhe mospajtimesh me aleatët mbi këtë çështje. Udhëheqësit e vendit nuk komentuan kërkesat perëndimore ndërsa nderuan ushtarët e NATO-s që humbën jetën në Kosovë.
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kërkoidënimin me 6 vjet e 8 muaj burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, e 4 vjet e 6 muaj për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, në procesin gjyqësor për inceneratorin e Fierit. Dënimi më i rëndë, me 8 vjet burg, u kërkua për sipërmarrësin Klodian Zoto
Alexander Soros thotë se do të zgjerojë "qëllimet liberale" të babait të tij e do të mbështesë politikanët amerikanë me prirje të majta, pas marrjes së kontrollit të kompanisë së babait të tij, me një vlerë prej 25 miliardë dollarësh. Fondacioni për Shoqëri të Hapur, ofron rreth 1.5 miliardë dollarë në vit për grupet, që mbështesin të drejtat e njeriut dhe nxisin rritjen e demokracive në mbarë botën