Ditari - Trump, ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet në gjykatë federale

Your browser doesn’t support HTML5

KFOR-i thotë se prapa protestave të dhunshme të 29 majit në Zveçan, qëndronin grupe kriminale. Ndërkohëi Ish-Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, i thotë Zërit të Amerikës se Kosova rrezikon të dëmtojë të ardhmen evropiane, nëse nuk plotëson kërkesat e perëndimit. Gjenerali i lartë amerikan Daniel Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës kombëtare shpreh në një intervistë për Zërin e Amerikës shqetësimin për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i cilëson të shkëlqyera marrëdhëniet në fushën ushtarake më Shqipërinë. Donald Trump akuzohet për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në Mar-aLago, duke u bërë ish-presidenti i parë në historinë amerikane që përballet me akuza penale nga qeveria federale.