Ditari - Sen. Murphy: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet sa më shpejt

Your browser doesn’t support HTML5

Senatori amerikan Chris Murphy tha sot se Kosova dhe Serbia duhet të realizojnë sa më shpejt të jetë e mundur zotimet e ndërmarra në kuadër të marrëveshjes së Ohrit. Ai i bëri komentet në Prishtinë ku së bashku me senatorin Gary Peters, po zhvillojnë takime me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, si pjesë e një vizite në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit rikonfirmon masën e arrestit me burg për Fredi Belerin, i akuzuar për shitblerje të votes. Zoti Beleri fitoi në garën për kryetar bashkie të Himarës më 14 maj. Rasti i tij ishte sot objekt i një bisede që ministrja e Jashtme Olta Xhaçka pati në Bruksel me homologun e saj grek Nikos Dendias. Kreu i agjencisë gjermane të zbulimit paralajmëroi të hënën për rritje të ekstremizmit antiqeveritar të nxitur nga aktorë të huaj si Rusia, që kërkon të përçajë shoqërinë dhe madje të rrëzojë qeverinë.