Ditari- 80 vjetori i Zërit të Amerikës në Shqip
Your browser doesn’t support HTML5
Në Shqipëri, që prej mesnatës së mbrëmshme ka nisur heshtja zgjedhore, ndërsa nesër qytetarët do të mund të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e 61 Bashkive të vendit.
Sot mbushen 80 vjet që nga emisioni i parë i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. Më 13 maj të vitit 1943, ndërsa bota ishte përfshirë në Luftën e Dytë Botërore, transmetimeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara iu shtua edhe gjuha shqipe. Zëri i Amerikës në shqip, atëhere dhe sot, vazhdon të luajë një rol jetik për t'u sjellë shqiptarëve informacione të paanashme, të sakta dhe objektive, mbi zhvillimet në vendet e tyre, në botë dhe në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvillon vizitë zyrtare në Itali, merr garancinë e autoriteteve për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.