Ditari - Zgjedhjet në Turqi dhe rritja e autoritarizmit

Your browser doesn’t support HTML5

Në Parlamentin Evropian u nënshkrua akti ligjor që mundëson udhëtimin e qytetarëve të Kosovës pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, duke filluar nga një janari i vitit të ardhshëm. Në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po forcon mbikëqyrjen e financimit të partive politike gjatë fushatës zgjedhore. Përmes një platforme elektronike të krijuar për herë të parë, KQZ do të mbledhë të dhëna mbi financimin e partive politike. Por organizata të shoqërisë civile shprehin shqetësim si për mungesën e të dhënave financiare të partive, ashtu edhe për përdorimin e gjerë të burimeve shtetërore në fushatë. Fox News do t'i paguajë firmës Dominion 787 milionë dollarë lidhur me pretendimet e rreme për zgjedhjet presidenciale 2020.