Ditari - Korrupsioni dhe klima e biznesit në Shqipëri, pesë Dhoma Tregtie kërkojnë reformim

Your browser doesn’t support HTML5

Dhomat e tregtisë të pesë vendeve perëndimore i bënë thirrje qeverisë shqiptare të miratojë një paketë reformash për të përmirësuar klimën e biznesit. Ato shprehin shqetësim lidhur me korrupsionin dhe kërkojnë më shumë transparence në procesin e prokurimeve publike dhe eliminimin e “përjashtimeve të veçanta” nga gara për tendera. Prokuroria e Posaçme në Hagë paraqiti sot dëshmitaren e parë në gjyqin kundër ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerzimit. Prokuroria parashikon të paraqesë rreth 300 dëshmitarë brenda dy viteve të ardhshme. Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësimin mbi mundësinë e rrjedhjes së dokumenteve të tjera sekrete ndërsa vazhdojnë hetimet për të gjetur burimin e një morie dokumentesh të klasifikuara që u postuan në rrjetet sociale, e që lidhen kryesisht me luftën në Ukrainë.