Shefi i NATO-s, Stoltenberg mirëpret përparimet në bisedimet Kosovë - Serbi

Your browser doesn’t support HTML5

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se mirëpret përparimin e shënuar në bisedimet e 27 shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat i cilësoi si mundësi historike për Ballkanin Perëndimor. Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.