Ditari - SHBA, analistët të ndarë mbi rëndësinë e rezultatit të takimit Kosovë-Serbi
Your browser doesn’t support HTML5
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e cilësoi hap të rëndësishëm pajtimin e Kosovës dhe Serbisë me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre përfshirë krijimin e Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Por tha se puna më e vështirë mbetet tek zbatimit i planit.
Analistët amerikanë janë të ndarë lidhur me atë çka u arrit në takimin e së hënës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, por bien dakord se ecuria e mëtejshme, do të varet nga qasja ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Do t’u njohim gjatë Ditarit me qëndrimet e ekspertëve Charles Kupchan dhe David Kanin.