Ditari - Këshilltarët ligjorë të Presidentit Biden gjejnë të tjera dokumente të klasifikuara
Your browser doesn’t support HTML5
Këshilltarët ligjorë të Presidentit Joe Biden kanë zbuluar një tufë dokumentesh të tjera të klasifikuara, pas atyre që u gjetën në nëntor, në një zyrë ku zoti Biden kishte punuar pas mandatit si nënpresident. Dokumentat e reja u gjetën në garazhin e shtëpisë së zotit Biden, në Wilmington të shtetit Delaware. Gjetja e dokumentave ka ngjallur reagime të shumta.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të trajtohet në kuadër të një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ritheksoi se kushtetuta e vendit nuk lejon krijimin e një mekanizmi të tillë, një etnik.
Kryeministri Kurti i bëri këto komente një ditë pasi zyrtari i lartë amerikan Derek Chollet, i cili ndodhet sot në Beograd, tha se themelimi i Asociacionit është detyrim ligjor i Kosovës dhe se Shtetet e Bashkuara presin që qeveria e zoti Kurti të hedh në tryezë disa propozime rreth tij.