Ditari - Chollet në Kosovë e Serbi për normalizimin e marrëdhënieve
Your browser doesn’t support HTML5
Këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet u takua sot në Kosovë me udhëheqësit e vendit, në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë amerikane dhe evropiane për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Pas Kosovës zyrtari i lartë amerikan shkon në Serbi.
Intervistë me Evgeni Kara-Murzan, bashkëshorte e politikanit opozitar rus Vladimir Kara-Murza, i cili prej muajit prill ndodhet në një burg në Moskë, për shkak të kundërshtimit hapur të luftës në Ukrainë.
Në pjesën perëndimore të Gjermanisë shpopullimi i një fshati për të zgjeruar një miniere qymyri, ka përplasur policinë më aktivistët mjedisorë.