Ditari - Tensionet Kosovë-Serbi për çështjen e konvertimit të targave
Your browser doesn’t support HTML5
Ndërsa komuniteti ndërkombëtar po i bën thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë vendimin për konvertimin e targave të makinave, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se Serbia ka refuzuar nismën franko gjermane për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë – Serbi dhe po përpiqet të maskojë ketë refuzim duke bërë përpjekje të destabiliozjë Kosovën.
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, ambasadorja Linda Tomas-Greenfield, që ndodhet në Tiranë tha sot se Shqipëria ka një rol kyç në Ballkanin Perëndimor si një vend anëtar i NATO-s.
Nesër në Shtetet e Bashkuara mbahen zgjedhjet për në Kongres. Deri tani kanë votuar 40 milionë amerikanë, në ato që njihen si votime të hershme.