Ditari - Rusia vazhdon bombardimet rreth Kievit pavarësisht zotimit për t’i pakësuar
Your browser doesn’t support HTML5
Forcat ushtarake ruse goditën gjatë natës zonat përreth kryeqytetit të Ukrainë dhe Çernihivit, vetëm disa orë pasi Moska u zotua të reduktojë operacionet ushtarake në këto rajone.
Zëri i Amerikës bisedoi me dy shtetase nga Ukraina, nënë e bijë, të cilat janë strehuar në Vlorë pas fillimit të luftës në vendin tyre. Ato rrëfejnë dhimbjen për largimin nga atdheu dhe mirënjohjen për mikpritjen e gjetur në qytetin bregdetar.
Në Maqedoninë e Veriut statistikat pas procesit të regjistrimit tregojnë se popullsia rezidente në vend është 1 milionë 837 mijë, një ulje prej 10 për qind që nga regjistrimi i kaluar. Nga këta 58.4 për qind janë maqedonas dhe 24.3 shqiptarë.