Ditari - Arrin në një milion numri i refugjatëve ukrainas
Your browser doesn’t support HTML5
Ushtria ruse thotë se ka marrë kontrollin e Khersonit, në jug të Ukrainës, qyteti i parë i madh që bie në duar e Moskës që nga fillimi i sulmit një javë më parë. Zyrtarët lokalë ukrainas konfirmuan se forcat ruse kanë marrë selinë e qeverisë lokale. Presidenti Volodimir Zelenski thotë se gabohen, ata që mendojnë se ukrainasit do të frikësohen apo dorëzohen.
Arrin në një milion numri i refugjatëve të larguar nga Ukraina, ndërsa kriza humanitare vazhdon të përkeqësohet.
Në Kosovë, parlamenti miratoi një rezolutë që dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Nëpërmjet rezolutës i kërkohet qeverisë së Kosovës të ofrojë strehim për rreth 5 mijë refugjatë ukrainas.