Ditari - Escobar, Lajçak: Kosova të zbatojë marrëveshjen për Asosacionin e komunave me shumicë serbe
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti Joe Biden miraton dislokimin së shpejti të afro 3,000 trupave amerikane në Evropën Lindore. Pentagoni thotë se ky veprim është sinjal i gatishmërisë së Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO-s.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari evropian për bisedimet Kosovë–Serbi Miroslav Lajçak, i bënë thirrje Prihtinës dhe Beogradit të zbatojnë marrëveshjet e deritashme, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por pa dëmtuar tërësinë dhe funksionalitetin e Kosovës.
Mbi qindra hektarë tokë po humbasin çdo vit nga rritja e nivelit të detit në zona si derdhja e lumit Buna, Velipoja si dhe vija bregdetare e Kune-Vainit, në Lezhë.