Ditari - Shqipëri, ligjvënësit amerikanë vizitojnë refugjatët afganë
Your browser doesn’t support HTML5
Ligjvënësja amerikane Elissa Slotkin vizitoi një qendër në Shëngjin të Lezhës ku strehohen disa dhjetëra qytetarë afganë, disa prej të cilëve ajo i ndihmoi të evakuoeshin nga vendi i tyre.
Në Kosovë, organizatat e shoqërisë civile ngrenë shqetësimin se dhunuesit e grave nuk po përballen me dënimin e merituar, pavarësisht asaj çka parashikohet në kodin penal. Kjo sipas tyre shkurajon raportimin e rasteve të dhunës tek autoritetet.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli sot gjendjen e krizës energjitike në vend.