Ditari - Mbërrin në Shqipëri avioni me grupin e parë të qytetarëve afganë
Your browser doesn’t support HTML5
Grupi i parë i shtetasve afganë që mbërritën në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm, u vendosën në hotele në zonën Durrësit. Autoritetet shqiptare po vazhdojnë përgatitjet për të pritur flukse të tjera qytetarësh afganë.
Rifilluan sot evakuimet në aeroportin e Kabulit, pas sulmeve të përgjakshme që shkaktuan vdekjen e mbi 160 civilëve afganë si dhe 13 ushtarëve amerikanë.
Presidenti Joe Biden u zotua se Shtetet e Bashkuara do të marrin hak për 13 ushtarët amerikanë të vrarë gjatë sulmeve në aeroportin e Kabulit.