Pushteti lokal në veriun e Kosovës ndalon funksionimin

Your browser doesn’t support HTML5

Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, ka tre ditë që kanë pushuar së funksionuari institucionet e pushtetit lokal në shenjë kundërshtimi ndaj tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, të vendosura nga qeveria e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të premten se dorëheqjet kryetarëve të komunave në atë zonë nuk janë ende përfundimtare, ndërsa një pjesë e opozitës dhe njohës të zhvillimeve politike pohojnë se atje tashmë po krijohet boshllëk institucional që do të jetë vështirë të tejkalohet