Analistët komentojnë dorëheqjen e Xhafajt

Your browser doesn’t support HTML5

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u prit me reagime të ndryshme nga vëzhgues të jetës politike dhe të sigurisë në Tiranë. Ata besojnë se largimi i zotit Xhafaj nga detyra është shenjë e tensioneve në radhët e socialistëve dhe e presioneve që bëjnë ndaj tyre grupet kriminale.