Tiranë: Parlamenti miratoi komisionet e vetting-ut në drejtësi dhe ministrat e rinj

Parlamenti miratoi në seancën plenare të jashtëzakonshme dekretet e Presidentit të​ Republikës, Bujar Nishani, ministrat e rinj të kabinetit Rama dhe shkarkimin e atyre të deritanishëm, sipas marrëveshjes Rama-Basha.

Në vend të zëvendës-kryeministrit Niko Peleshi presidenti dekretoi zonjën Ledina Mandija.

Ministri i punëve të brendshme Fatmir Xhafaj, u pasua nga Dritan Demiraj.

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u pasua nga mjeku Arben Beqiri.

Në postin e ministres së mirëqenies sociale dhe rinisë, Olta Xhaçka, u dekretua Xhulieta Kërtusha.

Ministri i finacave Arben Ahmetaj u pasua nga Helga Vukaj.

Ministrja e arsimit dhe sporteve, Lindita Nikolla u zëvendësua në këtë detyrë nga zonja Mirela Karabina.

Ministri i drejtësisë Petrit Vasili u zëvendësua nga Gazmend Bardhi.

Parlamenti miratoi po ashtu mbrëmjen e të hënës, në një seancë të jashtëzakonshme zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore si dhe paketën ligjore të propozuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore.

Parlamenti zgjodhi me këtë rast edhe Avokatin e ri të Popullit.

Në seancë u miratuan listat me përfaqësuesit e opozitës në komisionet rivlerësimit, dhe emërimin e kryetarit të ri të KQZ-së. Klement Zguri dhe emërimin e ish-kryetarit të KQZ-së si një anëtar i thjeshtë i saj.

Kryeministri Edi Rama tha se zhbllokimi i procesit të reformimit të sistemit gjyqësor para zgjedhjeve është një fitore shumëplanëshe për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Sipas tij, në fund të këtij viti BE mund të pranojë Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota, falë këtyre mirëkuptimeve dhe marrëveshjeve të fundit.