Në Tiranë, qarqet politike rifilluan komunikimet mbi reformën në sistemin e drejtsisë një ditë pas vizitës ndihmës sekretares amerikne të shtetit, Viktoria Nuland.
Propozimi i fundit për kompromis, që njoftoi ajo, riktheu optimizmin e opinionit publik dhe analistëve se një kompromis mund të arrihet mes palëve brenda pak ditëve, që i kanë mbetur sesionit parlamentar.
Korrespondenti ynë Ilirian Agolli, përcjell nga Tirana komentet e fundit të dy studiuesve të njohur...
Your browser doesn’t support HTML5
Analistet per reformen ne drejtesi
Një ditë pas takimeve me ndihmës sekretaren amerikane të shtetit, Viktoria Nulland, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së së opozitës Lulzim Basha u shpjeguan deputetëve dhe ekspertëve të tyre propozimin e ri për kompromis, i cili, siç tha ajo, ka marrë ide nga të dyja palët dhe është tërësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Të dy forcat kryesore politike janë tërhequr pas nga dritat e mediave për reflektime dhe bisedime për disa ditë derisa të gjejnë mikëkutpimin në afatin e fundit të kohës palamentare.
Studiuesit pohojnë se vizita dhe ndërhyrja e fundit e zonjës Nulland i futi bisedimet e partive shqiptare në shinat e seriozitetit dhe interesit publik.
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Nuland pohoi dje në Tiranë se ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e B.E.-së Romana Vlahutin i paraqitën qeverisë dhe opozitës një propozim i ri kompromisi për reformën në drejtësi dhe se tashmë “drafti është thuajse drejt përfundimit”.
Studiuesit pohojnë se ky është interesi më i madh i opinionit publik në Shqipëri dhe po mbeten pas interesat e vogla partiake a personale.
Takimet e ndihmës sekretares amerikane të shtetit Nuland dhanë shpresa se ngërçi po kapërcehet dhe krahas seriozitetit më të madh në bisedime, ajo solli me ndërhyrjen e saj edhe më shumë optimizëm se mirëkuptimi do të arrihet brenda pak ditëve të mbetura, pohojnë analistët.
SHBA dhe BE e lehtësuan proçesin e negociatave, dhe tani mbetet në dorë të politikanëve shqiptarë që ta përmbyllin me sukses procesin, pohuan studiuesit, i cili ka mbështetje të gjerë nga Uashingtoni.
Ashtu si zonja Nulland edhe ata theksuan rëndësinë e reformës në sistemin e drejtësisë për të ardhmen e demokracisë shqiptare.
Kjo reformë sipas tyre, do t'i japë fund të kulturës së pandëshkueshmërisë dhe do të sjellë një sistem drejtësie që të punojë për qytetarët e thjeshtë dhe së fundi do të bëjë që Shqipëria të nisë bisedimeve për anëtarësim në BE.
Forcat kryesore politike nuk po japin detaje para mediave mbi propozimin e fundit për kompromis për t'i dhënë kohë dhe qetësinë e duhur konsultimeve të fundit, kur kanë mbetur më pak se 10 ditë për të miratuar një grup të madh ndryshimesh ligjore në Kushtetutë dhe në të paktën 7 ligje të tjera të fushës së drejtësisë.