Organizatat rinore dhe Shtëpia e të drejtave të njeriut organizuan në Tiranë një forum për projektet rinore.
Rrjeti kombëtar i të rinjve kërkuan që asnjë vendim për rininë të mos miratohet pa u pyetur ata. Plani kombëtar për të rinjtë, për shembull, nuk ende një bilanc për rezultatet e tij prej disa vjetësh.
Të rinjtë përbëjnë rreth 40 për qind të popullatës shqiptare dhe zëri i tyre nuk dëgjohet.
Ndaj është e nevojshme, pohuan organizatorët e takimt, të ngrihet një dialog mes qeverisë qendrore, asaj vendore, mes parlamentit dhe organizatave rinore për të lehtësuar vështirësitë e tyre.
Folës të tjerë pohuan se dialogu me të rinjtë duhet të jetë i vazhdueshëm, në mënyrë që ata të jenë ideatorë dhe realizues të planeve vendore, sepse u vu re një shkëputje e menjëhershme, madje ata nuk u pyetën as për formën e qendrave rinore që janë hapur.
Autoritetet po hartojnë një program për të rinjtë romë e egjiptianë dhe një program ndihme për të rinjtë me aftësi të kufizuar.
Po hartohet gjithashtu një projekt-strategjie për barazinë gjinore.
Një plan pune më i detajuar po hartohet edhe për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga dhuna.
Qeveria shqiptare ka një plan kombëtar për të rinjtë, por buxheti për shërbimet ndaj të rinjve është i pamjaftueshëm dhe nuk ka shënuar rritje.
Papunësia në rradhët e tyre është rritur me 3.4 për qind çdo vit, u tha në takim, ndaj është i nevojshëm formimi i tyre profesional.
Ndërkohë ka mbetur në nivele të ulëta pjesëmarrja e të rinjve në konsultimet e institucioneve vendim-marrëse dhe në politikë-bërje.